Trendy

Mexhiti: Fillimi i punimeve autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, po konkretizohet edhe një investim tjetër!

Para 2 orë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se fillimi i punimeve për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të Korridorit 8 që do të lidhë Pollogun me Kërçovën dhe Shqipërinë.

Sot nisën punimet për ndërtimin e autostradës në segmentin Bukojçan–Kërçovë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në kuadër të Korridorit 8.

Ky segment do të përmirësojë lidhjen rrugore të Pollogut me Kërçovën, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe transportin e mallrave, si dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, pasi forcon lidhjet infrastrukturore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, duke lehtësuar qasjen drejt tregjeve evropiane.

Me nisjen e këtyre punimeve, po konkretizohet edhe një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit”, ka shkruar Mexhiti.

Trending