Opens in a new tab
Trendy

Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike

Para 14 orë

Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e rritjes ekonomike në vend.

Pavarësisht përmirësimeve të dekadës së fundit, tregu i punës po shfaq shenja dobësimi, ndërsa pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në punësim mbetet një nga sfidat kryesore për ekonominë.

 

Në raportin Poverty & Equity Brief (Përmbledhje mbi Varfërinë dhe Barazinë) të publikuar në 9 tetor 2026, Banka Botërore evidenton se përmirësimi i tregut të punës ka qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e varfërisë, por treguesit më të fundit sinjalizojnë një ngadalësim.

 

“Emigracioni i vazhdueshëm, plakja e popullsisë dhe mospërputhja e aftësive me kërkesat e tregut vazhdojnë të kufizojnë ofertën e fuqisë punëtore dhe rritjen e produktivitetit”, thekson raporti.

 

Në tremujorin e parë të vitit 2026, pjesëmarrja në forcat e punës për grupmoshën 15–64 vjeç zbriti në 76.2%, me rënie prej 0.5 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Trending