Opens in a new tab
Trendy

Fillon aplikimi për vaksinat falas kundër gripit sezonal, vaksinimi nis javën e ardhshme

Para 2 orë

Qytetarët mund të aplikojnë për vaksinim falas kundër gripit sezonal përmes sistemit „Termini Im“. Sipas autoriteteve shëndetësore, vaksinimi pritet të fillojë javën e ardhshme.

Përparësi do të kenë personat e moshuar, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësorë dhe personat e tjerë që bëjnë pjesë në grupet me rrezik më të lartë nga komplikimet e gripit.

Në vend kanë mbërritur 30.000 dozat e para të vaksinës, ndërsa deri më 15 nëntor pritet të arrijnë edhe 26.000 doza të tjera. Qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë është të sigurojë gjithsej 80.000 vaksina për këtë sezon.

Aplikimi do të bëhet përmes sistemit „Termini Im“, ndërsa qytetarët do të ftohen për vaksinim sipas kategorive prioritare.

Autoritetet u bëjnë thirrje personave që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara të aplikojnë me kohë, pasi vaksinimi ndihmon në parandalimin e formave të rënda të gripit dhe komplikimeve të mundshme. /SHENJA/

Trending