Partia ZNAM e kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski drejt fundosjes si subjekt në skenën politike. Kjo parti e dalur si krah i LSDM sipas të dhënave më të fundit të agjencisë hulumtuese “Market Vision”, po përballet me një rënie drastike të besimit të votuesve.
Nga 2.1 për qind sa kishte në muajin mars, mbështetja për ZNAM-in ka rënë në 1.5 për qind në qershor, për të prekur nivelin kritik prej vetëm 1 për qind në matjet e muajit shtator, transmeton politika.com.mk.
Kjo rënie e vazhdueshme e rejtingut përballshëm me kërkesat e mundshme për marrjen e dikastereve të reja në qeveri – siç është sektori i shëndetësisë, gjegjësisht posti i zëvendësministrit, ka shtuar pyetje serioze te opinioni publik se mbi çfarë baze kjo parti kërkon më shumë pushtet. Sipas Politika, analistët theksojnë se partneriteti i koalicionit nuk mund të shërbejë si një “abonim i përhershëm” për karrige ekzekutive kur rezultatet në terren dhe besimi i qytetarëve janë në minimume historike.
Ndërsa ZNAM rrezikon të shndërrohet në një barrë politike për bllokun qeverisës, sprova kryesore mbetet te kryeministri Hristijan Mickoski dhe VLEN se a duhet të shqyrtohet që kjo parti tashmë minore a duhet të vazhdojnë të ushqejë strukturat partiake që po humbasin lidhjen me elektoratin.(INA)











