Gjenerali amerikan para Senatit: Do t’i shtojmë edhe ushtarët edhe pajisjet e rënda në Kosovë, situata s’është e mirë

Autori

Autori

Portali Tetova

April 15, 2024, 11:04

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO do ta rrisin edhe numrin e ushtarëve të KFOR-it edhe nivelin e pajisjeve ushtarake në terren për shkak të situatës në Veri ka thënë Christopher Cavoli, gjenerali amerikan që shërben si komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Aleatëve për Evropë.

Cavoli këto komente i ka bërë i pyetur në Komisionin e Senatit Amerikan për Forcat e Armatosura, rreth çështjes së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje.

“A janë trupat e KFOR-it të gatshëm për t’iu përgjigjur krizës në Ballkanin Perëndimor pas tensioneve në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë?”, është pyetur Cavoli nga senatorja Jeanne Shaheen.

“Ka probleme në Evropë (si Ballkani Perëndimor) që nuk janë të mira për sigurinë nacionale amerikane. Gjithashtu nuk janë të palidhur me konflitin në Ukrainë”, ka thënë fillimisht Cavoli.
Ai u tregoi senatorëve në pjesën e hapur të sesionit se “kemi bërë një analizë për KFOR-in dhe del se jo vetëm që na duhen më shumë trupa të KFOR-it, por na duhet edhe forcë më e rëndë (e armatosur më shumë) dhe aktualisht jemi në proces të kësaj. Të gjitha shtetet po tregohen gjeneroze, por ne do të vendosim pajisje më të rënda në terren dhe gjithashtu më shumë njerëz”.

Komandanti amerikan pohoi se SHBA-të kanë rritur “edhe njësitin e inteligjencës për të kuptuar më mirë çfarë saktësisht po ndodhë (në Kosovë dhe në Bosnje)”.

Kjo nevojë për shtim të ushtarëve dhe pajisjeve më të rënda ushtarake vjen në një kohë kur në Veri të Kosovës ende ka probleme të theksuara të sigurisë, të përcjellura nga mosmarrëveshjet politike. /Albanianpost.com/

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_8882
Tetovë, bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga lartësia
IMG_8880
VLEN: Paniku është i kuptueshëm, por keqpërdorimi i funksionit dhe presioni ndaj gjykatës e patolerushme!
IMG_8876
Kumanovari Xhulian Shabani fiton çmimin e parë për realizimin e klipit të Luiz Ejllit!
IMG_8874
Mexhiti: Po negociojmë me katër deputetë të Frontit Europian për të kaluar në anën e VLEN-it
IMG_8873
Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën… Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034
IMG_8872
Bujar Osmani: Nëse nuk respektohet vullneti i shqiptarëve, atëherë kthehemi në situatën zero

DIASPORA