Tetova ka pasuar aeroport, gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë zbritur 230 aeroplanë bombardues.
Në fshatin Zherovjan, dikur komunë e Rrethit të Tetovës, pranë rrugës Tetovë-Gostivar, nja tetë km në jug të Tetovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore ka pasur aeroport. Për këtë dëshmon edhe një dokument i klasifikuar i CIA-s nga viti 1948, në të cilin, në interpretim të lirë të përkthimit nga anglishtja, shkruan se Tetova në vitin 1948 kishte një aeroport, i cili gjendej 8 kilometra larg nga qyteti. Aeroporti kishte qenë i gjerë 150 m dhe i gjatë 2500 m. Në këtë dokument më tej jepen detaje se në atë aeroport gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë zbritur 230 aeroplanë bombardues të Bashkimit Sovjetik /Marrë nga FCB, e përshtatur/. /I.A./
Islam Arsllani
Në faksimile: Dokumenti që dëshmon për aeroportin në afërsi të Tetovës