Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi përmes një postimi në Facebook ka komentuar ngjarjet e fundit në Qeveri ku mbrëmë ASH me kryetar Arben Taravarin vendosi të kalojë në opozitë.
Ademi ironizon me numrat dhe fuqinë parlamentare të VLEN-it, kur shkruan se ”ishin pakë ngelën dhe më pak”.
Sipas Ademit kur mungon legjitimiteti dhe përkrahja e qytetarit nuk ka jetëgjatësi të asnjë pushteti.
Postimi i plotë i Arbër Ademit
”Para një viti nuk ndodhi ndryshimi, por thjesht një rrotacion politik i dhunshëm pa vullnetin e shqiptarëve. Ata që erdhën, erdhën pa legjitimitet dhe pa përfaqësim real të zërit shqiptar. Dhe sot, pas një viti, rezultati është i qartë:
Ishin pak, ngelën edhe më pak.
Kur mungon legjitimiteti dhe përkrahja e sinqertë nga qytetarët, nuk ka pushtet që mbahet gjatë. Në 2006-2008 zgjati 18 muaj, tash 9 muaj.
Shqiptarët folën qartë, ata duan përfaqësim të denjë, jo numra dekorativë në qeveri”, shkruan Arbër Ademi në profilin e tij në Facebook





