Vazhdojnë reagimet për vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave vetëm për profesorët e Universiteti Shën Qirili dhe Metodi. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i Alternativës, Admirim Aliti i cili ka thënë se BDI e ka vulosur diskriminimin ndaj shqiptarëve.
“(1) Pasi Talat Xhaferi (asokohe kryetar parlamenti) firmosi marreveshjen kolektive me UKIM, Universitetet Shqiptare (Universiteti Nene Tereza dhe Universiteti i Tetoves) derguan kerkese deri ne Parlament per firmosje te marreveshjes kolektive te ngjashme, qe mos te kete diskriminim. Talat Xhaferi ASNJEHERE nuk u ktheu pergjigje, dmth beri diskriminim te qarte.
(2) Tash kur Universitetet publike protestojne, BDI trumbeton zgjidhje me ligj. Nuk jam optimist qe kjo zgjidhje do te behet shpejt, po edhe nese behet, le te dihet qe eshte “drejtesi e vonuar” qe i bie se eshte padrejtesi.
(3) Diskriminimin ne arsim, qofte per projekte (0% per hulumtime per Universitetet shqiptare ne 2023), qofte per punesime te reja, BDI jo qe e parandalon, por e ka vulosur vet me kryetarin e parlamentit, ministrin e arsimit dhe ministrin e financave, te gjithe kuadro te vet.”, ka shkruar Aliti.