Opens in a new tab
Trendy

Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Në xhami thua se nuk shkon me kamera, po në kishë me Vuçiqin a ishe me kamera?!

Para 3 orë

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka kritikuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë tubimit përmbyllës në Bërvenicë, duke komentuar deklaratat e tij të fundit në Gurgunicë. Azizi iu referua deklaratës së Ahmetit, i cili kishte thënë se banorët e Gurgunicës deri vonë kanë qenë ortodoksë, si dhe ishte shprehur se kur shkon në xhami nuk ka nevojë për kamera.

Në përgjigjen e tij, Azizi ia rikujtoi Ahmetit paraqitjen e tij në kishë bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij për kamerat.“Ahmeti tha se në xhami nuk shkoj me kamera, a në kishë me Vuçiqin a ishe me kamera?!”, ishte mesazhi i deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, në tubimin përmbyllës në Bërvenicë./Tema.mk/

Trending