Lajme

Ageler: Besimi i opinionit në gjyqësor është jashtëzakonisht i ulët

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 4, 2024, 08:07

Edhe demokracitë më të fuqishme nuk ia dalin të vetme. Kur jemi të bashkaur, jemi më të fuqishëm. SHBA-ja është më e fuqishme dhe jemi mirënjohës që kemi aleatë, miq dhe partnerë si Maqedonia e Veriut, porositi dje mes tjerash ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler në shënimin e 248 viteve të pavarësisë amerikane në Ambasadën në Shkup.

Në fjalimin e vet para të prnaishmëve, ajo deklaroi se e ka nderin ta prezantojë SHBA-në në vend dhe foli për ndryshimet me të cilat po përballet bota, zgjedhjet që këtë vit mbahen në mbi 90 shtete, për demokracinë dhe nevojën për mbrojtjen e saj.

“Në përgjithësi, zgjedhjet bazohen në mendime të ndryshme, prioritete dhe qëllime individuale. Mund të jenë të rënda, por kur përfundojnë, është imperativ t’i kthehemi asaj që njëri prej presidentëve tanë më të mëdhenj, Abraham Linkoln e quajti ‘engjujt më të mirë të natyrës sonë’. Sërish të bashkohemi si popull dhe të punojmë për të mirën e qytetarëve. Kjo vlen këtu siç do të zbatohet në SHBA në nëntor. Prandaj, Ju uroj Juve dhe Qeverisë suaj dhe të gjithëve që e bëni këtë, përkatësisht, mbështeteni në engjujt e mirë”, tha Ageler.

Duke folur për demokracinë dhe rëndësinë e saj, ambasadorja e citoi fituesen e Çmimit Nobel për paqe, Maria Resa, e cila porositi se demokracia është e brishtë, se duhet të luftojmë për çdo pjesë të saj, për secilin ligj, për secilën mbrojtje, për secilin institucion, për secilën storje.

“Duhet të dini se sa është e rrezikshme ta vuani madje edhe shkurtimin më të vogël. Edhe sot fjalët e saj kanë rëndësi më të madhe se kurdo herë. Çdokun përrreth nesh shohim botën e cila po ndryshon. Më shumë votues se kurdoherë në histori kanë tëd rejtë të votojnë në vitin 2024 në mbi 90 vende dhe në BE, madje edhe në kohë kur luftërat dhe konfliktet godasin miliona njerëz në mbarë botën. Tani mu kujtua se demokracitë më të fuqishme nuk ia dalin të vetme. Kur jemi të bashkuar, jemi më të fuqishëm. SHBA-ja është më e fuqishme dhe jemi mirënjohës sepse kemi aleatë, miq dhe partnerë si Maqedonia e Veriut”, tha Ageler në fjalimin para të pranishmëve në ceremoni.

Ageler sot kumtoi në platformën X, duke cekur se ka pasur festim të mrekullueshëm të 248-vjetorit të pavarësisë amerikane me partnerë dhe miq.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”
Micko
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë
policia-750x430-1-1
Tetovari mashtrohet për 2500 euro për transport mallrash për në Gjermani
spb-tetove-policia
Reçicë e Madhe-babai e gjen të vdekur djalin e tij 20-vjeçar
Thaci
Thaçi: Nuk do të bëhem pjesë e qeverisë aktuale
policija-zatvorska-grabnat-zatvorenik-840x437-1
Bastisje në Shkup dhe Gostivar: Zbulohen edhe katër persona të dyshuar për organizatë terroriste