Maqedoni

Ahmeti: Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

February 22, 2024, 12:02

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në një prononcim në rrjetet sociale ka treguar se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale.

Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV-së, në mënyrë që siç tha, të ndalohet ndikimi i Rusisë.

Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.

“Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit”.

“Jemi dëshmitarë që na pamundësohet anëtarësimi në BE dhe të na rikthehet izolimi. Maqedonia është vend i vogël në udhëkryq të civilizimeve. Prandaj iu ftoj që të bëhemi bashkë ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme dhe t’i themi bashkërisht ‘jo Rusisë, po Evropës’”, tha Ahmeti.

Ai gjithashtu ftoi deputetët që të miratojnë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutën e RMV-së.

Ndryshe, Bujar Osmani në garën për kryetar të shtetit si kundër kandidat do të ketë Arben Taravarin, i cili është propozuar nga partitë e bashkuara opozitare. Gjithashtu mbrëmë u konfirmuar se nga radhët e VMRO-DPMNE-së kandidate do të jetë Gordana Siljanovska, ndërsa këto ditë pritet që LSDM ta propozojë edhe për një mandat Stevo Pendarovskin.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj