Trendy

Ahmeti:Sot BDI mbushi 24 vjet, mbetemi zëri autentik i shqiptarëve dhe forcë e konsoliduar

Para 2 orë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shënuar sot 24-vjetorin e themelimit të tij, njofton agjencia e lajmevr INA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit, duke e cilësuar organizatën e tij politike si forcën më të organizuar dhe më të etabluar në vend.

Postimi i plotë:

Sot BDI mbush 24 vjet.

Në një atmosferë festive, pozitive dhe plot energji, së bashku me anëtarë, simpatizantë dhe mbështetës të Bashkimit Demokratik për Integrim, në Parkun e Qytetit në Shkup shënuam 24-vjetorin e themelimit të organizatës sonë politike.

Për 24 vite me radhë, BDI ka përfaqësuar me dinjitet qytetarët, duke mbetur forca politike më e organizuar, më e konsoliduar dhe më e etabluar në vend. Ashtu siç u themelua, me mision të qartë dhe vizion të fuqishëm, BDI vazhdon të jetë zëri autentik i shqiptarëve dhe i të gjithë qytetarëve që besojnë në barazi, demokraci dhe integrim.

Të arriturat më të rëndësishme të vendit tonë mbajnë vulën e angazhimit dhe përkushtimit të BDI-së. Edhe sfidat dhe përballjet e sotme, të cilat me të drejtë ngjallin shqetësim, do t’i tejkalojmë së bashku, me unitet dhe vendosmëri, duke e rikthyer Maqedoninë e Veriut në rrugën e sigurt drejt vlerave perëndimore dhe integrimit euroatlantik.

Urime të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe mbështetësve 24-vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim!

Trending