Trendy

Aksident i rëndë, dy të lënduar, për disa orë u bllokua rruga Kërçovë-Strazhë

Para 1 orë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Strazhë-Kërçovë, në afërsi të fshatit Trapçindoll, me çka komunikacioni për disa orë ishte i bllokuar në këtë pjesë është bllokuar tërësisht.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete të udhëtarëve dhe një automjet i rëndë transportues (kamion). Kamioni ka qenë me targa të Shqipërisë, ndërsa nga makinat, njëra ka qenë me targa të Hungarisë dhe tjetra me targa të Kërçovës.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore dhe policia. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse ka të lënduar dhe sa është numri i tyre.

Për shkak të përplasjes, komunikacioni në aksin Strazhë-Kërçovë është ndërprerë dhe automjetet po riorientohen nëpër rrugë dytësore. Policia po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes, pas së cilës pritet të zbardhen më shumë detaje mbi shkaqet dhe rrethanat se si erdhi deri te aksidenti.(INA)

Trending