Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Krushopek – Llokë, ku sipas informacioneve fillestare janë përfshirë dy vetura në afërsi të shkollës.
Për shkak të aksidentit, rruga është bllokuar për qarkullim, ndërsa automjetet nuk mund të kalojnë në këtë segment rrugor.
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e komunikacionit dhe largimin e automjeteve të përfshira në aksident.
Priten më shumë informacione lidhur me shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë.










