Trendy

Aksident tragjik në Shkup: Humb jetën 52-vjeçari nga Kumanova pasi ra nga lartësia e një objekti në ndërtim

Para 3 orë

Më 10.07.2026 rreth orës 14:05 në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Gazi Babës, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia personi me iniciale I.I. (52 vjeç) nga Kumanova.

​Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është konstatuar vdekja. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë nga SPB Shkup, si dhe është njoftuar inspektori i punës.

Trending