Trendy

BBC i kushton vëmendje Himnit të Kosovës në artikullin për himnet kombëtare

Para 1 orë

Kosova përmendet në një artikull të publikuar nga mediumi shtetëror britanik BBC, i cili trajton historinë, domethënien dhe veçoritë e himneve kombëtare në mbarë botën.

Në artikullin me titull “Çfarë janë himnet kombëtare dhe pse përdoren?”, BBC thekson se jo të gjitha shtetet kanë himne me tekst. Sipas mediumit britanik, Kosova bën pjesë në grupin e vendeve që përdorin një himn vetëm instrumental.

Përveç Kosovës, në këtë kategori përfshihen edhe Spanja me “Marcha Real”, San Marino me “Terra di Libertà” dhe Bosnja e Hercegovina me “Intermezzo”, të cilat, ashtu si “Himni i Republikës së Kosovës”, nuk kanë tekst zyrtar.

Artikulli shpjegon se himnet kombëtare interpretohen në ceremoni shtetërore, festa kombëtare dhe ngjarje sportive ndërkombëtare, ku shërbejnë si simbol i identitetit dhe përfaqësimit të shtetit.

BBC sjell gjithashtu shembuj të disa prej himneve më të njohura në botë, si “The Star-Spangled Banner” i Shteteve të Bashkuara, “Deutschlandlied” i Gjermanisë dhe “La Marseillaise” i Francës, ndërsa veçon edhe himnet më të vjetra e më të gjata, përfshirë “Kimigayo” të Japonisë, “Wilhelmus” të Holandës dhe himnin e Uruguait, i cili konsiderohet më i gjati për nga kohëzgjatja muzikore.

Trending