Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shtetasit bullgarë do të votojnë të dielën në shtatë qytete të Maqedonisë

Shtetasit bullgarë do të votojnë të dielën në shtatë qytete të Maqedonisë

Shtetasit bullgarë që jetojnë ose qëndrojnë në Maqedoni do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale në Bullgari, të dielën, më 25 tetor.

Vendvotimet do të hapen në shtatë qytete: Shkup, Manastir, Prilep, Ohër, Kavadar, Strumicë dhe Koçan, raportojnë mediat bullgare, duke iu referuar informacioneve zyrtare për zgjedhjet.

Votimi do të organizohet në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Manastir, si dhe në vendvotimet shtesë në Prilep, Ohër, Kavadar, Strumicë dhe Koçan.

Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 265 shtetas bullgarë kanë paraqitur kërkesa për të votuar në Maqedoni, ndërsa numri më i madh i aplikimeve është regjistruar në Prilep dhe Strumicë.
Shtetasit bullgarë mund t’i kontrollojnë adresat e sakta të vendvotimeve në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme