Trendy

Aksion kontrollues rrugor në Shkup, janë shqiptuar 168 sanksione

Para 7 orë

Më 18/19.06.2026, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 01:00, në territorin e Qytetit të Shkupit, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup zhvilloi një aksion të përforcuar kontrollues rrugor.

Me këtë rast, janë ndërmarrë gjithsej 168 masa, nga të cilat – 56 masa për drejtim të motoçikletës pa helmetë, gjashtë masa për vozitje me kategori të papërshtatshme, 18 masa për drejtim të biçikletës me motor ndihmës pa provim të dhënë për patetë shoferi, pesë masa për motoçikletë të paregjistruar, një masë për mosndalim në shenjën e dhënë dhe 66 masa për kundërvajtje të tjera – mosmbajtje të patentës së shoferit ose lejes së qarkullimit, mungesë të targës së regjistrimit, mosdhënie përparësi automjeteve ose këmbësorëve dhe të tjera.

Gjatë aksionit kontrollues, janë konstatuar dy vepra penale për drejtim të pakujdesshëm të mopedit sipas nenit 297-a të Kodit Penal dhe një vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Trending