MPB njofton se më 12.05.2025, punonjësit e policisë nga Qendra Rajonale e Punëve Kufitare Perëndim kanë realizuar kontrolle të përforcuara në zonën pyjore mbi disa fshatra të Dibrës, si dhe në zonën kufitare dhe kufirin e gjelbër me Republikën e Shqipërisë. Në afërsi të fshatit Drenok, janë gjetur dy mjete transporti me ngarkesë 22 metra kubikë dru buxhosh për ngrohje, një makineri pune për hapjen e rrugëve pyjore dhe rreth 200 metra kubikë dru buxhosh të prerë, të gatshëm për ngarkim dhe transport, pa dokumentacionin përkatës.
Në koordinim me prokurorinë publike, Ndërmarrjen Publike “Pyje Kombëtare”, Policinë e Pyjeve dhe Inspektoratin përkatës, po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të dorëzohet padi për kryerjen e krimit “shkatërrimi i pyjeve”.