Këngëtarja Violeta Kukaj, që një kohë të gjatë po vazhdon të përballet më disa probleme pronësore që kanë të bëjnë më ish-bashkëshortin e saj.
Rasti i saj me ish-burrin dhe familjen e tij ishte bërë publik edhe në emisionin e Eni Çobanit “Shihemi në Gjyq” në TV Klan, shkruan lajmi.net.
Eni Çobanit së fundi i kanë shkuar në zyre nëna dhe motra e ish-bashkëshortit të këngëtares.
Eni ka postuar një video incizim duke thënë që më rastin ajo do të merret dhe do ta çojë deri në fund.
“Ne jemi në zyrën time. Sot më ka ardhur një zonjë shumë e nderuar, Metije Retkoceri. Unë siç e kam thënë një gjë, që çfarë filloj nuk e lë, e vazhdoj deri në fund. Prandaj edhe zonjat kanë ardhur sot pikërisht nga Kosova, për të më thënë se Eni në do të vazhdojmë me ty”, ka thënë Eni.
Ndërsa në postimin e saj në ‘Instagram’, ajo ka shkruar së të vërteten do ta çojë deri në fund.
“E vërteta do shkoj deri në fund dhe nuk e lëmë asgjë në mes. Mos keni shqetësim se unë jam një shqiptare si ju por në dallim nga ju i dua shumë njerëzit dhe të vërtetën. Çfarë filloj nuk e lë, e vazhdoj deri në fund. Sot do bëhet prokura pranë zyrës sime për të vazhduar me gjyqin”, ka shkruar Eni.
“Nëna jeton në shtëpinë e axhës, pra nëna edhe vëllai. Zonja [Violetë Kukaj] e ka qit nënën në rrugë”, u shpreh Remzie Retkoceri.
Eni Çobani gjithashtu ka thënë që me te drejt kjo shtëpi do t’i përkiste Metije Retkocertit./Lajmi.net/