Trendy

Alarm për mungesë fëmijësh, paralajmërohet mbyllja e 20 shkollave në Maqedoni

Para 1 orë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, e mbron idenë për mbylljen e shkollave rajonale, pavarësisht kundërshtimeve të prindërve në disa nga vendbanimet e prekura.

 

Ajo thotë se ka raste me vetëm një fëmijë në një klasë dhe në një shkollë, gjë që e konsideron të papërshtatshme. Qëllimi është arsim më cilësor, shton ajo, ndërsa një distancë prej, për shembull, dy kilometrash, nuk është largësi që prindërit nuk mund ta përballojnë.

 

„Në periudhën e kaluar, ja do t’ju tregoj, në vitin 2021 dhe 2022, 20 shkolla janë mbyllur në mënyrë spontane kur unë nuk kam qenë ministre dhe kjo qeveri nuk ka qeverisur me vendin. Edhe këtë vit, por jo vetëm në mënyrë spontane, një pjesë e vogël edhe si proces i optimizimit, sërish rreth 20 shkolla rajonale do të mbyllen, të gjitha ato që kanë pasur më pak se pesë nxënës, por ka edhe disa që kanë pasur 7-8 nxënës. Ky është tashmë një proces tjetër i mbylljes së përkohshme, proces i socializimit të nxënësve, në drejtim të arritjes së një arsimi më cilësor. Kemi raste me pesë fëmijë në pesë paralele të ndryshme, ky nuk është arsim – as socializim, kjo nuk është stimulim i dijes, nuk është stimulim i garimit në shkathtësi pozitive, ne patjetër duhet t’i shpëtojmë fëmijët tanë kryesisht nga kjo. Duhet të punojnë dhe të takohen me grupe të mëdha, nuk guxojnë të jetojnë të mbyllur në mjedise të caktuara“, ka theksuar ditë më parë Janevska gjatë një paraqitjeje në TV Sitel.

Trending