Trendy

Ali Ahmeti kritikon mërgatën për xhamitë në diasporë

Para 3 orë

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur kritika ndaj mënyrës së organizimit të mërgatës shqiptare në diasporë, duke vënë theksin tek zhvendosja e aktiviteteve nga shoqatat me karakter patriotik drejt objekteve fetare, njofton gjurmë.info

Ahmeti theksoi se në vitet ’80 organizimi i mërgatës ishte shumë më i fuqishëm dhe i strukturuar nëpër shoqata me frymë kombëtare, si ato që mbanin emrat e figurave historike shqiptare. Sipas tij, pas përfundimit të luftërave të viteve 1999–2001, këto organizime janë shuar dhe janë zëvendësuar me shoqata lokale ose janë zhvendosur drejt objekteve të kultit.

Shtoi se objektet fetare shërbejnë për kryerjen e riteve dhe jo për organizime politike të mirëfillta.

“Nuk jam kundër objekteve të kultit, por objektet e kultut shfrytëzohen për të kryer ritet, fetare por jo edhe për organizim politik më të mirëfilltë. Mendoj se kjo çështje duhet të shtrohet si shqetësim te të gjithë shaiptarët.”, deklaroi Ahmeti.

Këtë deklaratë kreu i BDI-së e dha në Samitin e Diaspirës të oeganizuar nē Tiranë./gjurme.info/

Trending