Trendy

Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

Para 1 vit

Carlo Ancelotti e ka ngushëlluar vetën pas humbjes së mbrëmshme të Real Madridit me rezultat 0-4 nga Barcelona.

Pavarësisht humbjes, tekniku italian beson se skuadra e tij luajti mirë gjatë pjesës së parë

Ai shtoi se kur Real Madridi humbi ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës me rezultat 0-4, ”mbretërit” në atë sezon e fituan La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

“Duhet të mësojmë nga kjo. Vetë-kritika është themelore. Por nuk i hedhim të gjitha në kosh,” shtoi Ancelotti. “Herën e fundit që humbëm 4-0 nga Barcelona, fituam La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve. Ne vazhdojmë të luftojmë.”, deklaroi Ancelotti.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona është lidere e La ligas me 30 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi.

Trending