Anëtari i kryesisë së VETËVENDOSJES me fjalë të mëdha për Bilall Kasamin

Para 1 vit

Anëtari i kryesisë së VETËVENDOSJES, Arbër Zaimi ka lavdëruar kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, Zaimi thotë se Kasamin askush nuk e akuzon dot për mungesë pune e projektesh transformuese.

“Me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, të cilin askush nuk e akuzon dot për mungesë pune e projektesh transformuese”, shkruan Zaimi në Facebook.