Analisti politik Arben Llalla duke komentuar zgjedhjet në Maqedoni në një diskutim në kanalin TV Top News të Shqipërisë është shprehur se kjo fushatë është si mjegull , por Ali Ahmeti me partinë e tij BDI ka krijuar një koalicion të gjerë edhe të pakicave tjera kombëtare siç janë pakica rome,boshnjake,turke.
Sipas analistit Llalla Ahmeti ka ndrruar një koncept që pakicat kombëtare , të vogla, që ndjehen të shtypura dhe diskriminuara,, mund ti bashkëngjiten koalicionit të gjerë shqiptarë siç është koalicioni që udhëhiqet nga Ali Ahmeti dhe është një gjë shumë pozitive sepse përsëri tregon që shqiptarët nuk kanë probleme me pakicat përcjellë Tetovasot.
Llalla tha se BDI do ti fitojë bindshëm këto zgjedhje edhe pse koalicioni tjetër që është bllok shqiptarë që vijnë nga kategoria e tretë dhe këtu i thonë derivatet e BDI-së së dikurshme.
Unë parashikoj që 6-8 deputetë i merr opozita shqiptare që janë pesë parti që më shumë janë individë, një parti,një deputet, ndërsa për BDI e parashikojë 20 deri 24 deputetë jo mbas sondazheve por sipas asaj që i njoh njerëzit në terren.