Arbnora Ademaj së shpejti do na befasojë me rolin në serialin ‘O sa mirë’

Para 1 vit

Arbnora Ademaj në vitet e fundit jeton mes Kosovës dhe Turqisë, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja e mirënjohur për publikun shqiptar si, ish- miss, modele, moderatore e ekraneve televizive, së fundi e sfidoi veten edhe në profesionin e aktrimit, tek arriti shumë suksese dhe sot u bë yll i serialeve të kinematografisë turke.

Ju kujtojmë, përtej sharmit të pakrahasueshëm, shkëlqimit në ekran, fotove e videove të mrekullueshme në “Instagram”, artistja nuk ndalet së punuari dhe sot ajo bën jetë aktive profesionale ndërmjet Stambollit, Kosovës dhe Shqipërisë.

Para pak ditësh u publikua lajmi për artisten Arbnora Ademaj së shpejti do e shohim edhe në ekranet televizive të Kosovës .

Ajo tani, gjatë një interviste zbulon se do jetë pjesë e serialit shumë të shikuar ‘O sa mirë’ në rolin e femrës me emrin Marqela Vipja.

Ja ç’ thotë Arbnora për këtë projekt të ri , që do jetë edhe me shumë befasi për shikuesin /Kosovarja/