Trendy

“Arena Sport” do të transmetojë sezonin e ri 2026/27, A do të ketë komentim në gjuhën shqipe?

Para 1 javë

Shkruan Buran Musliu Sporti Sot

Sipas deklaratave të presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragić, sezoni i ri futbollistik 2026/2027 pritet të transmetohet në kanalet sportive të Arena Sport. Arena Sport tashmë ka zgjeruar aktivitetin e saj në Maqedoninë e Veriut dhe ka nisur edhe versionin maqedonas të kanaleve sportive.

Federata e Futbollit e Maqedonisë raportohet se ka arritur marrëveshje për të drejtat televizive, ndërsa tifozët presin detaje më të qarta rreth mënyrës së transmetimit të ndeshjeve dhe mbulimit mediatik të kampionatit.

Një nga pyetjet që intereson më së shumti opinionin shqiptar është nëse ndeshjet do të komentohen edhe në gjuhën shqipe. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për komentim në shqip, ndërsa Arena Sport së fundmi ka prezantuar ekipin e komentatorëve në gjuhën maqedonase.

Mbetet të shihet nëse në javët e ardhshme Federata dhe Arena Sport do të sqarojnë këtë çështje, e cila është me interes të madh për tifozët shqiptarë në vend. Nëse realizohet komentimi në gjuhën shqipe, kjo do të ishte një risi e mirëpritur për gjithë sportdashësit pasi që në ligën e futbollit garrojnë edhe shumë skuadra shqiptare.

Trending