Njihuni me biznismenin nga Juniku i cili vepron në Amerikë, Ari Isufaj i cili sot është ndër shqiptarët më të suksesshëm në Teksas, pronar i dy restoranteve e shumë bizneseve të tjera të suksesshme, ai mes tjerash thotë se si “14 vjeçar kam qenë kur u ndava nga familja dhe erdha në Amerikë.. dhimbje e madhe”.

Ari vjen nga një familje shumë e respektuar nga Kosova, përveq se një i ri i suksesshëm ai është edhe një person i vlerave të larta, i besës dhe i fjalës, punëtor e atdhetar.

Ari gjithashtu u bë i njohur edhe në vitin 2021 kur i ushqeu gati 500 amerikanë të cilët kishin mbetur të pastrehë nga stuhité e borës ne Teksas.
Respekte pa fund Ari, Kosova krenare për djemt si ti.
