Trendy

Arrestohen 18 punonjës të Bashkisë së Stambollit për ryshfet

Para 4 javë

Policia turke ka arrestuar 18 punonjës të Bashkisë së Stambollit pas lëshimit të 22 urdhërarresteve në kuadër të një hetimi për ryshfet dhe korrupsion. Kjo lëvizje konsiderohet si një zgjerim i goditjes së autoriteteve kundër opozitës dhe ndaj kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në paraburgim që nga muaji mars.

Imamoglu, një nga kundërshtarët më të fortë politikë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, po përballet me akuza për korrupsion që ai i ka cilësuar si të motivuara politikisht. Arrestimi i tij ka shkaktuar protesta masive në të gjithë vendin, që vlerësohen si më të mëdhatë në dekadën e fundit në Turqi.

Trending