Lajme

Arrestohen 38 narkodilerë në operacionin policor kundër rrjetit të organizuar kriminal në Tetovë dhe Gostivar

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

March 4, 2024, 07:03

Në një operacion të gjerë policor, Sektori i Punëve të Brendshme -Tetovë ka arritur të zbardhë 17 vepra penale të lidhura me prodhimin dhe tregtimin e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Operacioni ka zgjatur dy muaj, janar dhe shkurt, dhe ka rezultuar me arrestimin e 18 personave, 11 nga Tetova dhe 7 nga Gostivari, të cilët kanë qenë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal.

Nëpërmjet kërkimeve dhe kontrollimeve të kryera, policia ka gjetur dhe konfiskuar më shumë se 3 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë marijuanë, kokainë, përzierje marijuanë me duhan dhe bimë të “kanabisit”. Këto lëndë janë sekuestruar si provë materiale dhe do të dërgohen për analizë kimike. Të gjithë autorët e veprave penale janë paraqitur në Prokurori me kallëzim penal, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Policia ka përgatitur edhe 12 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj 15 personave, të cilët janë dyshuar për përdorim të narkotikëve. Gjithsej 38 persona (22 nga Tetova dhe 16 nga Gostivari) janë privuar nga liria për shkak të përfshirjes në këto vepra penale apo kundërvajtje.

Në kuadër të aksioneve për Siguri në Komunikacionin Rrugor, policia ka identifikuar 1537 shkelje të ndryshme të trafikut, ose 218 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Për shkak të këtyre shkeljeve, janë përjashtuar nga qarkullimi 58 automjete dhe 205 drejtues mjetesh, të cilët kanë kryer veprime të ndaluara, si të drejtuarit pa patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit, me defekte teknike ose me skadim të regjistrimit. Policija ka konfiskuar përkohësisht edhe 109 patenta shoferi dhe 41 leje qarkullimi në komunikacion. Gjithashtu, janë marrë 177 automjete të parkuara ilegalisht. Policija ka shqiptuar 592 masa për shpejtësi të papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, pra për tejkalim shpejtësie brenda dhe jashtë zonave të banuara.

Sektori i Punëve të Brendshme -Tetovë bën të ditur se do të vazhdojë me angazhimin e tij për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, sidomos atij të lidhur me narkotikët, si dhe për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor. /tvklan.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
anketa-IKPSJ
IKPSJ: Anketa s’është për “rejtingun”, por për “cilën parti e ndjeni më të afërt”
Blerant Ramadani
Ramadani: BDI është mësuar me dezinformata
Ali Ahmeti
Cënimi i gjuhës shqipe! Ali Ahmeti: Mos shohin ëndrra, kthim prapa s’ka!
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së!
bilall-1
Ish komunistët letër të hapur Kasamit – Mos i ndryshoni emrat e rrugëve të Tetovës!
taravari
Taravari: Gruevski dhe Mijallkovi janë përgjegjës për “27 prillin”