Trendy

Arrestohen dy shoferë të cilët drejtonin automjete në mënyrë të pakujdesshme në Tetovë

Para 11 muaj

Dy shoferë nga Velesi dhe Tetova janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjete me shpejtësi shumë më të lartë se ajo e lejuara.

Më 17 gusht 2025, rreth orës 15:15, në autostradën Shkup–Tetovë, pranë stacionit të pagesës në fshatin Zhelinë, policia ka arrestuar B.A. (28) nga fshati Gorno Orizari, Veles, i cili po drejtonte një “Volkswagen” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 178 km/h, edhe pse në atë pjesë të rrugës shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h.

Rreth orës 15:45, në bulevardin “Marshal Tito” në Tetovë, është ndaluar edhe B.M. (20) nga fshati Kamjan, Tetovë. Ai po ngiste një “BMW” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 102 km/h, në vend ku kufiri i lejuar është vetëm 50 km/h.

Trending