Trendy

Arrestohen dy shtetas të Kosovës, kjo është arsyeja

Para 6 muaj

Mbrëmë (31.07.2025) rreth orës 22:30, policia ka arrestuar dy shtetas të Kosovës, bëhet fjalë për personat me iniciale G.L. (24) dhe B.L. (18). Sipas njoftimit të policisë personat në fjalë paraprakisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ndalim…

“Derisa ikte nga patrullat e policisë, drejtuesi i automjetit dëmtoi pikë pagesën Gradsko në Katlanovë, gjithashtu dëmtoi një motoçikletë me targa të RMV-së. Pastaj dëmtoi rampën në pikë pagesën Petrovec. Më pas në rrugën drejt Bllacës, tek qarkorja, drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga, pas së cilës ai sulmoi fizikisht një oficer policie në një përpjekje për t’u arratisur, por u mposht dhe u privua nga liria”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërsa po merrnin masa për të ndaluar automjetin, zyrtarët policorë qëlluan me armë në ajër, por askush nuk u lëndua. Personat u ndaluan në stacionin e policisë, ndërsa tetë migrantët nga Kina të cilën u gjetën në makinën e personave tanimë të ndaluar nga policia u vendosën në një qendër tranziti.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët padi përkatëse.

Trending