Trendy

Arrestohen dy shtetas të Kosovës për falsifikim parash, u gjetën rreth 230 mijë euro (VIDEO)

Para 1 orë

Më 03.08.2026 në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë për Policinë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “falsifikim parash”, sipas nenit 268 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin dy personat, policia ka gjetur para në valuta dhe prerje të ndryshme (euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funta britanike), me vlerë të përgjithshme rreth 230.000 euro.

Paratë e gjetura janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

https://www.facebook.com/share/p/198mjpzNpy/

Trending