Trendy

Arrestohet 42-vjeçari pasi vodhi portofolin dhe sulmoi një punonjëse në Klinikën “Nënë Tereza”

Para 13 minuta

Dje, rreth orës 14:50, në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria O.S.A. (42) nga Shtipi.

Rreth orës 13:55, në një dhomë për punonjësit në njërën prej klinikave, ai dyshohet se i ka marrë portofolin dhe sende të tjera një punonjëseje 56-vjeçare nga Shkupi.

Gruaja e ka kapur në flagrancë dhe, pasi është përpjekur ta ndalojë, 42-vjeçari e ka sulmuar fizikisht.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë procedurë përkatëse ligjore.

Trending