Është arrestuar drejtuesi i automjetit në Tetovë, pasiqë ka drejtuar veturën e tij me me 111 km/orë në një zonë me shpejtësi 50 km/orë
Më 18.05.2025 në orën 09: 57 min, oficerët e Stacionit të Policisë për Siguri Rrugore të Tetovës arrestuan H.A. (56) nga fshati Reçicë e Madhe, rajoni i Tetovës pasiqë në Bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, ai po drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW me targa të Tetovës me shpejtësi prej 111 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë në një zonë të populluar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet akuzë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm”.
Trending










