Trendy

Arrestohet një 17-vjeçar në Tetovë, kapet me lëndë narkotike

Para 2 javë

Një 17-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria nga zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike, përcjell Tetova1

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, në rrugën “155” në lagjen Drenovec. Gjatë kontrollit ndaj të miturit, janë zbuluar dhe sekuestruar pesë paketime me lëndë të gjelbër bimore.

I dyshuari është ndaluar në stacion policor për procedura të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

“Dje, në orën 22:15, në rrugën “155” në lagjen Drenovec të Tetovës, zyrtarë policorë nga SP Tetovë kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj personit, janë gjetur dhe sekuestruar pesë paketime me lëndë të gjelbër bimore. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës sipas nenit 215 të Kodit Penal”, përfundojnë nga SPB-Tetovë./tetova1.mk

Trending