Trendy

Arrestohet një shkupjan, gjatë bastisjes i gjendet kokainë e përgatitur për shitje

Para 1 orë

Mbrëmë (13.03.2026), rreth orës 21:00, në zonën e Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë arrestuar personin T.B. (43) nga Shkupi.

​Pas informacioneve operative të marra paraprakisht, është vepruar sipas urdhrit për kontroll në shtëpinë e tij në zonën e komunës së Aerodromit, ku janë gjetur dy kavanoza me kokainë dhe një peshore digjitale, si dhe një pjesë e lëndës narkotike e paketuar në qese të vogla, e përgatitur për shitje me pakicë.

​Personi është ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – “Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Trending