Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social ka njoftuar se ushtria amerikane kishte bombarduar ishullin Kharg të Iranit.
“Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ekzekutoi një nga sulmet më të fuqishme bombarduese në Historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në perlën e Iranit, ishullin Kharg”, tha Trump, shkruan BBC.
“Kam zgjedhur të MOS e zhduk Infrastrukturën e Naftës në Ishull. Megjithatë, nëse Irani, ose dikush tjetër, bën diçka për të ndërhyrë në Kalimin e Lirë dhe të Sigurt të Anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim”, vazhdoi ai.
Në përgjigje, ushtria e Iranit thotë se infrastruktura e naftës dhe energjisë që i përket firmave që punojnë me SHBA-në do të “shkatërrohet menjëherë dhe do të shndërrohet në një grumbull hiri” nëse sulmohen objektet e saj të energjisë, raportuan mediat lokale.
Më shumë për këtë
Trump telefonon Netanyahun, në tryezë planet për sulme të reja ndaj Iranit: Mund të shkatërrojmë brenda 10 minutash…Lajme · 1 javë më parë
Trump ka një rival të ri në horizont: 39-vjeçari që po çmend demokratët dhe po trazon politikën amerikaneLajme · 5 ditë më parë
Trump humbi zgjedhjet e mesmandatit, reagon Irani: Amerikanët i thanë ‘JO’ luftësLajme · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












