Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Banorët e Bogovinës paralajmërojnë protesta për shkak të ndërprerjeve të ujit: Kërkojnë zgjidhje urgjente

Banorët e Bogovinës paralajmërojnë protesta për shkak të ndërprerjeve të ujit: Kërkojnë zgjidhje urgjente

Reagim nga Gazmend Bexheti

Përmes një reagimi publik, Gazmend Bexheti ne emer te banorëve shprehen të pakënaqur me situatën, duke theksuar se mungesa e ujit gjatë ditës dhe natës ka tejkaluar kufijtë e durimit të tyre.

Ata kërkojnë që ujësjellësi “Ali Munishi” të japë sqarime publike për arsyet e ndërprerjeve dhe të ofrojë zgjidhje konkrete, në mënyrë që furnizimi me ujë të jetë i pandërprerë.

Në reagimin e tyre, banorët paralajmërojnë se, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, do të organizohen dhe do të dalin në protesta paqësore e të ligjshme deri në zgjidhjen e problemit.

Lexo edhe165 ditë protestë/ Të rinjtë marshojnë me flamuj kombëtarë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë komunizmi, ju erdhi fundi!

“Bogovina nuk kërkon shumë – kërkon ujë. Uji është jetë, jo privilegj!”, thuhet në thirrjen e banorëve, të cilët kërkojnë angazhim konkret nga institucionet përgjegjëse.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme