Pas disa orësh qëndrimi përpara Ministrisë së Arsimit, të rinj, studentë dhe qytetarë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me flamuj kombëtarë në duar dhe thirrje kundër pushtetit, protestuesit janë zhvendosur drejt godinës së qeverisë, duke e kthyer marshimin në një tjetër moment të mobilizimit qytetar.
“Poshtë komunizmi!” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin, ndërsa kërkesa kryesore e pjesëmarrësve mbetet largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Protesta nisi me qëndrimin për disa orë përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas pjesëmarrësit vendosën të vijojnë lëvizjen drejt Kryeministrisë. Në marshim janë bashkuar studentë, të rinj dhe qytetarë, të cilët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes.
Lexo edheIsh-ushtarët profesionistë protestuan para Qeverisë! Kërkojnë kompensime të barabarta dhe trajtim të drejtëZhvillimet e sotme vijnë në prag të protestës kombëtare të thirrur për të shtunën, ku pritet një tjetër tubim kundër qeverisë.
Më shumë për këtë
Tensionohet protesta para Kryeministrisë në Tiranë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteveShqiperi · 4 ditë më parë
Tensione te Ministria e Arsimit, studentët përzënë deputetët e PD-së nga protestaShqiperi · 2 javë më parë
Ekspertët gjermanë zbulojnë gabimet e pandemisë COVID-19: Shkenca, politika dhe mediat dështuan në komunikimin me qytetarëtSport · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












