Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

“Fol me Kryeministrin”/ Rama prezanton platformën e re të komunikimi me qytetarët

“Fol me Kryeministrin”/ Rama prezanton platformën e re të komunikimi me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e funksionimit të platformës digjitale “Fol me Kryeministrin”, një hapësirë e re që synon të mundësojë komunikimin e drejtpërdrejtë mes tij, studentëve dhe qytetarëve të interesuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se platforma është tashmë aktive dhe do të jetë e aksesueshme në çdo moment të ditës, duke u ofruar përdoruesve mundësinë për të ndarë mendime, shqetësime dhe sugjerime.

Sipas Ramës, kjo nismë synon të shfrytëzojë mundësitë që ofron teknologjia për të nxitur një komunikim më të hapur dhe shkëmbim idesh mes qytetarëve dhe qeverisë
https://www.facebook.com/share/v/1beKVfFwW8/https://www.facebook.com/share/v/1beKVfFwW8/

Prezantimi i platformës vjen pas protestave dhe tensioneve të fundit me studentët, në një periudhë kur dialogu mes tyre dhe institucioneve është rikthyer në vëmendje.

Lexo edhe“Automjete me pajisje për të gjobitur qytetarët”, Toshkovski paralajmëron metoda të reja të ndëshkimeve për shkeljet në komunikacion

Kryeministri u ka bërë thirrje studentëve, por edhe qytetarëve të tjerë, që ta përdorin këtë kanal të ri për të shprehur pikëpamjet dhe për të ngritur çështjet që i shqetësojnë.

Më shumë për këtë

Mashtrim me platformë të rreme investimi! Qindra qytetarë të prekur, kallëzim penal ndaj dy personaveMaqedoni · 1 javë më parëLetërnjoftimi dhe patentë-shoferi digjital nuk vlejnë për policinë, qytetarët duhet të kenë dokumentet fizikeMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme