Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Pas lajmit të Tetova1 reagon zv.kryeministri Sali: Tabela te ‘Ura e Gurit’ edhe në shqip

Pas lajmit të Tetova1 reagon zv.kryeministri Sali: Tabela te ‘Ura e Gurit’ edhe në shqip

Pas publikimit të lajmit nga Tetova1 për vendosjen e tabelës informuese në hyrje të Urës së Gurit në Shkup, ku ndriçimi i këtij monumenti paraqitej në tri gjuhë – maqedonisht, turqisht dhe anglisht, duke anashkaluar gjuhën shqipe, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ku tabela në fjalë është hequr nga hyrja e Urës së Gurit.

 

Rasti kishte nxitur reagime dhe pikëpyetje për mungesën e gjuhës shqipe në një mbishkrim informues në një prej monumenteve më të njohura të kryeqytetit, duke marrë parasysh statusin e saj zyrtar dhe rëndësinë e saj për një pjesë të madhe të qytetarëve të Shkupit.

 

Lexo edheSkandal: Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit, tabela në 3 gjuhë por mungon shqipja!!

Tetova1 raportoi mbrëmë për këtë lëshim, duke ngritur çështjen e anashkalimit të shqipes në tabelën e vendosur në kuadër të projektit të ndriçimit të Urës së Gurit. Heqja e tabelës vjen pas reagimit të zëvendëskryeministrit Sali, ndërsa mbetet të shihet nëse në vend të saj do të vendoset një tabelë e re, ku do të përfshihet edhe gjuha shqipe./Tetova1

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme