Tabela informuese e vendosur në Urën e Gurit në Shkup, e cila nuk përfshinte gjuhën shqipe, është hequr pas reagimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali.
Pas ndërhyrjes së Salit, është vendosur që tabela të rishikohet dhe të përfshijë edhe gjuhën shqipe, krahas gjuhëve të tjera.
Çështja u ngrit pas inaugurimit të ndriçimit të Urës së Gurit, ku Sali mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit. Në këtë aktivitet, vëmendja u përqendrua edhe te tabela informuese në këtë monument historik, ku mungonte shqipja.
Më shumë për këtë
Skandal: Inaugurohet ndriçimi i Urës së Gurit, tabela në 3 gjuhë por mungon shqipja!!Maqedoni · 21 orë më parë
Dokument/ Grupi i këshilltarëve të VLEN-it në Butel kërkon vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega ParkMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












