Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Dy banka në garë për blerjen e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut

Dy banka në garë për blerjen e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut

Dy banka vendase, nga të cilat njëra është pjesë e treshes udhëheqëse të bankave dhe tjetra pjesë e një grupi bankar të huaj mjaft aktiv vitet e fundit, përmenden si blerës potencialë të Alta Banka Sh.A. Manastir (ish-Stopanska Banka Manastir), shkruan portali maqedonas “Bankarstvo”.

Sipas informacioneve, po shqyrtohet mundësia e blerjes së bankës përmes negociatave me institucionet kompetente në Serbi, me përfshirjen e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Këto informacione ende nuk kanë konfirmim zyrtar, por shtrojjnë një pyetje të rëndësishme: a do të realizohet transaksioni potencial mjaft shpejt për të ruajtur bazën e klientëve dhe vlerën ekonomike të bankës?

Pas revokimit të lejes së punës të Alta Banka Sh.A. Beograd dhe vendosjes së administratës së përkohshme në Alta Banka Sh.A. Manastir, vëmendja e opinionit bankar po drejtohet gjithnjë e më shumë drejt mundësisë së ndryshimit të strukturës së pronësisë. Banka serbe zotëron 95,336 për qind të kapitalit të bankës së Manastirit, dhe me hapjen e procedurës së falimentimit në Serbi, Agjencia për Sigurimin e Depozitave ka marrë rolin e administratorit të falimentimit të bankës së Beogradit.(INA)

Më shumë për këtë

Banka Popullore i caktoi administratorët, Ilija Andovski u bë “njeriu i parë” i Alta BankësMaqedoni · 3 ditë më parëVENDIM URGJENT/ Banka Popullore merr kontrollin e Alta Bankës në Manastir – vendoset limit 10.000 denarë në javë për qytetarët!Maqedoni · 5 ditë më parëFBI: Koreja e Veriut pas vjedhjes së fundit të kriptomonedhaveLajme · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme