Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Adnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë Saudite

Adnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë Saudite

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë mund të përfitojnë nga procedurat e lehtësuara për pajisjen me vizë turistike elektronike (e-Visa) ose vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) për udhëtim në Arabinë Saudite.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se këtë informacion e ka marrë nga zyrtarët sauditë, pas vizitës së delegacionit në Arabinë Saudite.

Azizi ka bërë të ditur se lehtësimi i procedurave të vizave ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara gjatë vizitës.

“Lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve, hapim dyer të reja bashkëpunimi, si në aspektin ekonomik dhe turistik”, ka shkruar Azizi.

Lexo edhe“Automjete me pajisje për të gjobitur qytetarët”, Toshkovski paralajmëron metoda të reja të ndëshkimeve për shkeljet në komunikacion

Ai ka falënderuar zv/kryetarin e Mexhlis al Shuras në Arabinë Saudite, dr. Rashid Sherif, si dhe Velid et Tujxhri për angazhimin në këtë çështje.

Në të njëjtin postim, Azizi ka bërë të ditur se po punohet edhe për hapjen e ambasadave të të dyja vendeve, me synimin e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve.

Më shumë për këtë

Vuçiq ra, pasanikët e korruptuar ikin në Rusi dhe Arabinë Saudite: Milionat po transferohen?Rajon · 1 javë më parëAdnan Azizi: Ballkani i Hapur po perëndon, aleatët e Ahmetit mblidhen për t’i dhënë zemër njëri-tjetritMaqedoni · 1 javë më parëArabia Saudite pezullon udhëtimet drejt Kenias për shkak të EbolësLajme · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme