Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Adnan Azizi: Ballkani i Hapur po perëndon, aleatët e Ahmetit mblidhen për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit

Adnan Azizi: Ballkani i Hapur po perëndon, aleatët e Ahmetit mblidhen për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, i është kundërpërgjigjur fotografisë së shpërndarë nga deputetja e AKI-së, Rina Ajdari, ku shfaqen deputetët e këtij koalicioni me dedikim për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ajdari fotografinë e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Në gjurmët e liderit, në frymën e bashkimit dhe me vizionin që na bashkon drejt së ardhmes”.

Në reagimin e tij, Azizi e lidh këtë bashkim me rënien e ndikimit të projektit të Ballkanit të Hapur, duke pretenduar se ata që synuan ta përcaktonin të ardhmen politike të rajonit duke e lënë Kosovën anash, tashmë po përballen me pasojat e zgjedhjeve të tyre politike.

“Ndonjëherë, njerëzit mblidhen jo për të festuar fitore, por për t’i dhënë kurajë njëri-tjetrit përballë kohës që po i shkel”, shkruan Azizi.

Lexo edheAdnan Azizi – Ali Ahmetit: Në xhami thua se nuk shkon me kamera, po në kishë me Vuçiqin a ishe me kamera?!

“Ballkani i Hapur po perëndon, ndërsa po zbehet edhe iluzioni i atyre që menduan se mund ta rishkruanin hartën politike të rajonit duke e lënë Kosovën anash”, thekson deputeti i VLEN-it.

Azizi e përmbyll statusin me një mesazh ironik për deputetët e AKI-së: “Sot mblidhen për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit; nesër mund të mblidhen për të kuptuar se ku gabuan”.

Më shumë për këtë

Adnan Azizi pas rezultatit në Bërvenicë: VLEN-i mori një mësim, koha për reflektim!Maqedoni · 1 javë më parëAdnan Azizi: Ata që e lanë Tetovën me 24 milionë euro borxhe, sot bërtasin “Kapeni hajdutin!”Maqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme