Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Çfarë lajme vijnë nga Moska pas mposhtjes së Vuçiqit, akuza për përzierje të Perëndimit

Çfarë lajme vijnë nga Moska pas mposhtjes së Vuçiqit, akuza për përzierje të Perëndimit

Mediat kryesore shtetërore ruse dhe agjencitë e lajmeve e kanë shoqëruar publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi dhe pranimin e humbjes nga Aleksandar Vuçiç me pretendime për përfshirjen e shërbimeve të inteligjencës perëndimore në zhvillimet politike në vend, transmeton INA, duke u thirrur në mediat e Ballkanit.

 

Në raportimet e tyre mbizotërojnë akuzat për një përpjekje për të realizuar një „revolucion me ngjyra”, paralajmërimet për një destabilizim të mundshëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe pyetjet se si ky rezultat zgjedhor do të ndikojë në marrëdhëniet e ardhshme energjetike dhe strategjike midis Serbisë dhe Rusisë, përcjell N1.

 

Lexo edheMexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, fundi i dominimit të Vuçiqit hap një kapitull të ri për Ballkanin

Rrjeti televiziv shtetëror rus RT, i cili transmeton programe në gjuhën ruse dhe angleze, i kushton vëmendje të veçantë pretendimeve të Vuçiçit se prapa fitores së opozitës qëndrojnë strukturat e inteligjencës perëndimore.

 

Rezultati i zgjedhjeve, sipas shkrimeve të tyre, është pasojë e një veprimi të koordinuar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa lista studentore paraqitet si një mjet për realizimin e interesave të qendrave politike perëndimore. RT e interpreton fitoren e forcave pro-evropiane si pjesë të një strategjie më të gjerë të synuar në dobësimin afatgjatë të ndikimit rus në Ballkan.

 

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA Novosti i paraqet ngjarjet në Beograd si rezultat të një „revolucioni me ngjyra” të nxitur nga Perëndimi, duke pretenduar se vendeve perëndimore u pengonte politika e Vuçiçit për balancimin midis Lindjes dhe Perëndimit, veçanërisht refuzimi i tij për të njohur Kosovën dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

 

Agjencia gjithashtu paralajmëron se pushteti i ri serb mund të përballet me vështirësi në siguresën e një furnizimi të qëndrueshëm me gaz nëse nuk vazhdon bashkëpunimin afatgjatë energjetik me Moskën.

 

Agjencia shtetërore ruse TASS raporton kryesisht me një ton neutral, duke theksuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve dhe procedurën e bànimit të pushtetit në Serbi. Po ashtu transmeton vlerësimet e analistëve rusë sipas të cilëve një afrim i menjëhershëm i qeverisë së re serbe me Bashkimin Evropian dhe NATO-n mund të thellojë ndarjet politike në vend dhe të përkeqësojë situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme