Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kreut të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, lidhur me qëndrimet e tij për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës, përcjell tetova1
Azizi ka theksuar se provimi i Jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, pavarësisht kundërshtimeve të ZNAM-it, duke kujtuar edhe qëndrimet e mëparshme të kësaj partie lidhur me shkarkimin e ministrit Filkov.
Azizi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka kritikuar deklaratat e Dimitrievskit dhe ka theksuar se për çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve vendos VLEN-i.
Reagimi i plotë:
Lexo edheAdnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë Saudite“Mos i merrni seriozisht ZNAM-in e Maksin. Ata thonin se nuk mund të shkarkohet Filkovi, por e dini si përfundoi kjo histori.
Provimi i Jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, i pëlqeu kjo ZNAM-it ose jo.
Sepse për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i.
Nuk ngjallet një parti e vdekur me deklarata shoviniste. Përkundrazi, do të fundoset edhe më shumë”, ka shkruar Azizi./tetova1.mk
Më shumë për këtë
Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedoneMaqedoni · 1 javë më parë
Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksim Dimitrievski është në qeveriMaqedoni · 4 ditë më parë
ASH: Dimitrievski me më pak deputetë, por me më shumë pushtetMaqedoni · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












