Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tetovë: Qytetarët ngrenë shqetësime për faturat dhe shpenzimet e përmbarimit nga „Saubermacher“

Tetovë: Qytetarët ngrenë shqetësime për faturat dhe shpenzimet e përmbarimit nga „Saubermacher“

Një qytetar nga Tetova ka ngritur shqetësime për mënyrën e faturimit dhe procedurat e përmbarimit nga kompania „Saubermacher-Tetovo“, duke pretenduar se qytetarët po përballen me shpenzime të larta shtesë, pa u njoftuar paraprakisht për detyrimet e tyre.

Sipas reagimit të publikuar në rrjetet sociale nga Liman Mehmedi, qytetarët në disa raste nuk i kanë pranuar faturat në adresat e tyre, ndërsa më pas janë përballur me llogari të bllokuara dhe procedura përmbarimore.

Ai pretendon se një faturë fillestare prej vetëm 400 denarësh mund të arrijë deri në 6.000 denarë, si pasojë e shpenzimeve të përmbarimit, tarifave dhe kamatave.

Në reagimin e tij, Mehmedi e cilëson këtë praktikë si të padrejtë ndaj qytetarëve dhe kërkon ndërprerjen e asaj që e quan sistem të zhvatjes përmes bashkëpunimit mes kompanisë dhe përmbaruesve.

Lexo edheDurmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë shpenzimet reale të qytetarëve, jo të paraqesë shifra më të ulëta

„Qytetari, pa asnjë njoftim apo vërejtje paraprake, zgjohet me llogari të bllokuar“, thuhet ndër të tjera në reagimin e publikuar.

Ai kërkon që të shqyrtohet mënyra se si zhvillohen këto procedura dhe të garantohet që qytetarët të informohen në kohë për detyrimet e tyre, duke përfshirë edhe rastet sociale.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme