Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

FRI mohon akuzat për lidhje me vendimin e Gjykatës në Egjipt: Paralajmëron padi ndaj mediave

FRI mohon akuzat për lidhje me vendimin e Gjykatës në Egjipt: Paralajmëron padi ndaj mediave

Shkup, 11 nëntor 2026 – Forumi Rinor Islam (FRI) – Shkup ka reaguar ndaj publikimeve të fundit mediatike, në të cilat, sipas organizatës, emri i saj është ndërlidhur me pretendime që burojnë nga një vendim i Gjykatës Penale të Egjiptit.

Përmes një demanti publik, FRI i ka cilësuar këto publikime si të pavërteta dhe të pabazuara, duke mohuar kategorikisht çdo akuzë apo ndërlidhje të pretenduar me çështjen në fjalë.

Në reagimin e publikuar, përfaqësuesit e organizatës theksojnë se përmendja e emrit të saj në dokumente të institucioneve të huaja nuk përbën dëshmi juridike për përfshirjen e saj në ndonjë çështje. Sipas FRI-së, një identifikim i tillë kërkon dokumentacion zyrtar dhe verifikim të saktë të identitetit juridik të organizatës.

FRI thekson se është organizatë qytetare e regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se vepron në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në demant thuhet se organizata ka mbi 25 vjet veprimtari publike dhe transparente, me fokus në edukimin, zhvillimin e rinisë, kulturën dhe mbështetjen e arsimit.

Lexo edhe“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste

Sa u përket bashkëpunimeve ndërkombëtare, FRI pretendon se gjatë veprimtarisë së saj ka realizuar projekte në partneritet me organizata dhe institucione prestigjioze, përfshirë Bashkimin Evropian, Komisionin Evropian dhe OSBE-në, si dhe organizata të tjera vendore e ndërkombëtare.

Në vijim të reagimit, organizata paralajmëron ndërmarrjen e procedurave gjyqësore ndaj subjekteve që, sipas saj, kanë përhapur pretendime të pavërteta dhe dëmtuese. FRI bën të ditur se do të kërkojë edhe kompensim të dëmit, në rastet kur vërtetohet përgjegjësia ligjore për cenimin e reputacionit të saj.

Organizata u ka bërë thirrje mediave dhe subjekteve të tjera që të respektojnë standardet profesionale të gazetarisë, të verifikojnë burimet e informacionit dhe të shmangin publikimin e ndërlidhjeve të pakonfirmuara.

Në përfundim të demantit, Forumi Rinor Islam rithekson përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut, lirisë së organizimit qytetar, integritetit të organizatave dhe zhvillimit të rinisë.

Më shumë për këtë

Egjipti shpall terroriste 35 organizata në Evropë, mes tyre edhe një shoqatë nga MaqedoniaMaqedoni · 7 orë më parëVulin mbërrin në Moskë, mohon se është larguar nga Serbia dhe sulmon mediatLajme · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme